Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Policia ka njoftuar se pasditen e së enjtes në rrugën “Afrim Gashi” në Skenderaj, është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë viktima është mashkull shqiptar dhe është gjetur skaj rrugës.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet ën raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.