Vdekje e dyshimtë në Veternik

Vdekje e dyshimtë në Veternik

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të shtunën në Veternik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, njofton Insajderi.

Lajmin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se përkundër se ka elemente të vetëvrasjes, Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

“kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.”, tha Ahmeti. /Insajderi.com