Vdes 17-vjeçarja në Itali, varrimi ndiqet online për shkak të frikës ndaj koronavirusit

Vdes 17-vjeçarja në Itali, varrimi ndiqet online për shkak të frikës ndaj koronavirusit

Një vajzë italiane u nda nga jeta në moshën 17-vjeçare nga sëmundja e Menengjitit.

Për shkak të situatës kritike që ka krijuar koronavirusi në mbarë botën, ceremonia mortore e saj u transmetua live në faqen e “Facebook-ut” të Kishës Ungjillore të Ërbas në provincën e Komos.

Familjaët dhe miqtë e saj nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoni për t’i dhënë lamtumirën e fundit për shkak të masave që janë marrë kundër koronavirusit.

E gjithë ceremonia mortore u zhvillua nën kujdesin e stafit komunal dhe ekspertët e shëndetësisë, ndërsa familjarët u detyruan që të ndiqnin atë vetëm online.