Vdes 50 vjeçari në Ferizaj pasi u godit me grusht në kokë gjatë një përleshje

Vdes 50 vjeçari në Ferizaj pasi u godit me grusht në kokë gjatë një përleshje

Një 50 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjeve të marra nga një i dyshuar gjatë një përleshje në një pompë derivatesh në Bibaj të Ferizajt, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje bëhet e ditur se policia po e kërkon personin e dyshuar i cili është i njohur për ta./Insajderi.com