Vdes anëtari i kahershëm i LDK-së

Vdes anëtari i kahershëm i LDK-së

Ka vdekur anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Hajdini.

Kryetari i Degës “Kodra e Trimave” të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka postuar në llogarinë e tij në Facebook lajmin për vdekjen e Hajdinit.

“Me pikëllim morëm lajmin se sot ndërroi jetë aktivisti dhe anëtari shumëvjeçar i LDK-së, Dega Kodra e Trimave, Salih Hajdini. Ishte njeri i qetë, bujar e fisnik. Veprimtar i madh e i palodhshëm, e kishim krah të djathtë për 30 vite me radhë”, ka shkruar ai.

Beqiri ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij. /Insajderi.com

Të dashur miq,Me pikëllim morëm lajmin se sot ndërroi jetë aktivisti dhe anëtari shumëvjeçar i LDK-së Dega Kodra e…

Gepostet von Ismet Beqiri am Samstag, 22. August 2020