Ka vdekur anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Komuna e Rahovecit, Shaban Dana.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.
Hoti ka thënë se anëtari tashmë i ndjerë i kësaj partie, që nga paslufta ishte zyrtar i lartë për arsim dhe për katër vite ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim.
“Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec, veprimtar i LDK-së që nga themelimi. Pas luftës ka qenë zyrtar i lartë për arsim dhe për 4 vite ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com/
Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec,…
Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, July 21, 2020