Vdes avokati i njohur kosovar

Vdes avokati i njohur kosovar

Avokati i njohur kosovar, Nikë Shala, ka vdekur në mëngjesin e së hënës, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vajza e të ndjerit, me anë të një postimi në Facebook.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00.

“Me dhembje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot me datë 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri jonë AVOKAT NIKË SHALA. Homazhet në respekt të ndjerit mbahen në Katedrale Shën Nënë Tereza në Prishtinë, me datë 10.11.2020, duke filluar nga ora 09:00-12:00, ndërsa në ora 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00”, ka shkruar ajo.

Shala ishte avokat i Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar nga Gjykata Speciale për krime lufte. /Insajderi.com