fbpx

Vdes babai i këngëtares së njohur shqiptare

Vdes babai i këngëtares së njohur shqiptare

Këngëtarja dhe moderatorja Julka Gramo ka humbur babain e saj. Me një mesazh në Instagram ajo tregoi mbrëmjen e djeshme lajmin e dhimbshëm.

“Sa ironike… Sot e nisa ditën me të qeshura te medha me një video të Ellen De Generes dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa ditur se disa minuta më vone dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerezit për të… Jam krenare për njeriun fort të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte. La shtëpinë plot me dashuri”.

Julka ndër të tjera u shpreh se ndihet me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që iu gjendën pranë në këtë ditë të vështirë.