Vdes drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit

Vdes drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit

Ka vdekur drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e viktimës, të cilët  njoftuan se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 25.08.2020, ne moshë 65 vjeqar ndërroj jetë prindi im Zijadin (Faik) Maliqi. Zijadin Maliqi ishte 14 vite prof i lëndëve ekonomike dhe 1992-1998 Këshilli Kombëtar për Financim, kurse nga pas lufta në vitin 2000-2001 punonte si Autoriteti Qendror Fiskal ( AQF), 2001-2004 Drejtor i DBF, 2004-2007 Menagjer i Zyrës së Prokurimit
2007 (6 muaj) dhe më pas ishte Ushtrues i detyres së Kryeshefit Ekzekutivit, Dy mandate anëtar (këshilltar) i KK në Gjilan, 2015-2017- Drejtor i DBF kurse së fundmi ishte Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan”, thuhet në njoftimin e të birit të viktimës.

Lidhur me vdekjen e Maliqit ka njoftuar edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili me anë të një postimi në Facebook, i cili tha se Maliqi shërbeu me përpikmëri vendit dhe qytetarëve në një karrierë profesionale.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së drejtorit Zijadin Maliqi. Përveq që ishte njeri me vlera të larta morale dhe intelektuale, brenda shpirtit të tij gjendej thjeshtësia dhe profesionalizmi i tij i lartë, nga një familje e bujshme dhe bujare, dhe i cili i shërbeu me përpikmëri vendit e qytetarëve në një karrierë të gjatë profesionale. Një njeri i madh si Zijadin Maliqi, do të jetë përgjithmonë në zemrën e të gjithë atyre të cilët patën fatin ta njohin. Lamtumirë miku im. Prehu i qetë në parajsë!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com