Vdes dy vjet pasi mori pjesë në shoun televiziv Ishulli i Dashurisë

Vdes dy vjet pasi mori pjesë në shoun televiziv Ishulli i Dashurisë

Gjatë muajit të fundit, një grup i djemve dhe vajzave të reja tërheqëse janë futur në një vilë luksoze në Majorca. Aty i kalojnë ditët në një pishinë me gjatësi të pafundme nën diellin e nxehtë të Mesdheut, duke treguar trupat e nxirë, të kalitur në palestër dhe me rroba banje.

Ata shihen duke qeshur dhe flirtuar mes vete, kurse buzëqeshjet e tyre të përsosura verbojnë, derisa çdo fjalë dhe lëvizje filmohet për shikuesit e televizionit.

Kjo është seria e katërt e ITV2 e njohur si Ishulli i Dashurisë (Love Island), një reality-shou ku garuesit duhet të gjejnë dashurinë ‘e vërtetë’. Çiftet marrin votat nga pjesëmarrësit e tjerë dhe nga publiku, duke lënë çiftin e fundit që të synojë çmimin prej 50 mijë funtesh.

Shfaqja është parë nga më shumë se tre milionë shikues brenda natës dhe madje ka fituar edhe një BAFTA. Po ashtu, ky organizim është gjithashtu jashtëzakonisht tërheqës për garuesit, me më shumë se 85,000 aplikantë këtë vit, të joshur nga premtimi i famës dhe fatit.

Megjithatë, përkundër dekorit dhe magjepsjes me romancat dhe fshatrat piktoreske spanjolle, një anë e errët ka filluar të dalë në shesh.

Dhjetë ditë më parë, një grua e re vdiq dy vjet pasi ishte një prej konkurrenteve te Ishulli i Dashurisë.

Sophie Gradon, 32-vjeçare, ish-Miss Britania e Madhe, u gjet e vdekur në shtëpinë e prindërve të saj pranë Newcastle. Në intervistat e ndryshme dhe në media sociale, ajo e përshkroi përvojën e saj “shitje e shpirtit” te shou televiziv, duke vuajtur pastaj një ankth ekstrem, duke u përkeqësuar edhe më shumë nga abuzimi në internet. Në një intervistë të fundit, duke iu referuar përvojës së saj torturuese, tha se ‘Realiteti i ashpër mund të përfundojë me skenarin ku viktima ia merr vetes jetën’.

Ajo kishte kritikuar edhe drejtuesit e shfaqjes për mungesën e kujdesit psikologjik. “Sinqerisht e tmerrshme”, shkruante ajo në një postim vitin e kaluar.

Shou televiziv nuk është risi – pasi janë 18 vjet që nga nisja e Big Brother – por kjo ka ardhur duke dominuar oraret televizive.

Natyrisht, Big Brother paralajmëroi një mënyrë të re të famës, ku pa ndonjë talent të dallueshëm mund të bëhesh i famshëm, mjafton duke u shfaqur në një realit-show.

Por cila është kostoja psikologjike për garuesit? Çfarë ndodh kur dalin nga shtëpia e Big Brother apo vila Love Island dhe kthehen në jetën normale, kur kamerat ndalen në rrotullim dhe fama dhe pasuria e premtuar nuk arrijnë të materializohen? Apo në rastet si Sophie, që duke qenë të ekspozuar në televizion, publiku tani i konsideron ato si mjet i lehtë për ngacmim?

Psikologu David Wilson, një profesor emeritus në Universitetin e Birmingham City, i cili ishte këshilltar në serinë e parë të Big Brother para se të japë dorëheqje, ngre shqetësimet se ky nuk ishte eksperimenti sociologjik që ai kishte besuar.

Megjithëse këto shfaqje tërheqin shumë shikues dhe janë shumë fitimprurëse, ku në kulmin e saj, Big Brother fiton 20 milionë funte në vit për pronarin Endemol – ai thotë se kjo nuk është e justifikueshme për vuajtjet që garuesit mund të përballojnë.
‘Popullariteti i papërpunuar nuk mund të jetë justifikim. Hedhja e të krishterëve pra luanëve ishte shfaqje e famshme në Romën e lashtë, derisa ekzekutimet publike tërhiqnin një numër të madh njerëzish në Anglinë e shekullit të 18-të. Qytetërimi është menduar të ketë lëvizur që atëherë“.

Ai thotë se me shout televizivë, krijuesit nxiten nga ekstremet gjithnjë në rritje për të mbajtur audiencat e interesuara: “Në Big Brother ishte shumë e mërzitshme dhe megjithatë ishte një ndjesi se ne vetëm po na shikon njerëzit. Kjo nuk ndodh sot. Tani duhet të ketë më shumë dramë, polemika dhe veprime për të krijuar një audiencë. Duhet më shumë lot, poshtërim, konflikt dhe çoroditje, dhe atëherë edhe më shumë publiku e pëlqen atë“./Insajderi