Vdes edhe një kosovar nga COVID-19

Vdes edhe një kosovar nga COVID-19

Këtë të shtune ka ndërruar jetë edhe një tjetër kosovar i cili ishte i infektuar me koronavirus. Viktima është një 71 vjeçar nga Komuna e Prizrenit njofton Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, përmes përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, njofton Insajderi.

71 vjeçari që ndërroi jetë, ishte pranuar në Klinikën Infektive në QKUK me datën 5-së Maj, ndërsa përveç koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Tani për tani, në Kosovë nga COVID-19 janë shënuar 32 viktima ndërsa aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 të prekur me COVID-19. /Insajderi.com