Vdes edhe një mjek i prekur nga COVID-19

Vdes edhe një mjek i prekur nga COVID-19

Edhe një tjetër mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Doktori Nexhip Berisha, ka vdekur sot, i cili disa ditë më parë  ishte konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit Afrim Avdaj.

“Po, ka qenë i konfirmuar me COVID-19. Ka qenë i hospitalizuar. Ka qenë i intubuar dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë”.

Avdaj i cili ka qenë shok i studimeve me doktorin e ndjerë, i ka bërë një dedikim këtij të fundit me rastin e shkuarjes në amshim.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga Coronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.

Për të nderuar kontributin e tyre, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, javën e kaluar ka dekoruar 18 prej tyre me “Medaljen e Meritave”.