Vdes edhe një person nga coronavirusi

Edhe një tjetër person ka vdekur nga coronavirusi në Komunën e Kamenicës.

Vdes edhe një person nga coronavirusi

Një person me iniciale J.H nga Kamenica ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’i mbijetonte coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili po ashtu ka konfirmuar se ky është rasti i dytë me fatalitet nga COVID-19 në këtë qytet.

Kastrati ishte vet i infektuar me coronavirus, por  tani konsiderohet i shëruar. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Edhe një viktimë nga koronavirusi është shënuar në Kosovë.

Viktima J.H nga Kamenica, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili po ashtu ka konfirmuar se ky është rasti i dytë me fatalitet nga COVID-19 në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje.

Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën#respektojenidistancën dhe #pastroniduart.

Ngushëllime të sinqerta familjes!.