Vdes edhe një person nga Covid-19 në Kosovë

Vdes edhe një person nga Covid-19 në Kosovë

Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Personi  që ka ndërruar jetë është nga Komuna e Suharekës dhe lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e shëndetësisë nga kjo komunë, Besa Kuqi.

E ndjera Kimete Morina kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmundjen COVID-19, Kimete Morina nga fshati Samadraxhë. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit”.

Kështu, numri i të vdekurve në Kosovë shkon në 165 persona./Insajderi.com