Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive ka njoftuar pak më parë se ka vdekur personi i dymbëdhjetë me Covid-19 në Kosovë,

Pacienti me inicialet S.M vjen nga Ferizaj dhe përveç covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell Insajderi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Klinika Infektive

Prishtinë, 17 prill 2020

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë./Insajderi.com