Vdes edhe një person nga koronavirusi, shkon në 10 numri i viktimave në Kosovë

Vdes edhe një person nga koronavirusi, shkon në 10 numri i viktimave në Kosovë

Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë”, thueht ne njoftimin e MSH.

Deri tash numri i të infektuarve nga ky virus në Kosovë është 423 e të shëruar 71