Vdes edhe një pushues në plazhin e Velipojës

Vdes edhe një pushues në plazhin e Velipojës

Një tjetër pushues ka humbur jetën në mesditën e sotme në bregdetin shqiptar. Një 76 vjeçar nga Gjakova mësohet se ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës, njofton Insajderi.

Shkak i vdekjes thuhet të jetë bërë një goditje në zemër. Pavarësisht ndihmës së parë nga bluzat e bardha, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Vdekja e 76 vjeçarit nga Gjakova është vdekja e tretë me radhë këtë sezone turistik në bregdetin shqiptar. /Insajderi.com