Vdes edhe protestuesi i dytë në Bjellorusi – në natën e katërt të protestave

Vdes edhe protestuesi i dytë në Bjellorusi – në natën e katërt të protestave

Një person në Bjellorusi ka vdekur derisa ishte arrestuar nga policia.

Kjo shënon edhe vdekjen e dytë prejse kanë filluar protestat dhe përplasjet në mes të protestuesve dhe policisë pas zgjedhjeve presidenciale që u konsideruan të vjedhura, njofton Insajderi.

Zyrtarët thonë se arsyeja e vdekjes e 25 vjeçarit ende nuk dihet.

Nëna e tij ka treguar se ai kishte probleme me zemër dhe është mbajtur për katër orë në veturën e policisë i lidhur.

Policia dje njoftoj se ka përdorur plumba prej vërteti, pasi që është sulmuar nga protestuesit.

Kombet e Bashkuara kanë dënuar dhunën e përdorur në protesta, derisa protestat po vazhdojnë për të katërtën natë rresht.

“Raportimet thonë se mbi 6000 njerëz janë arrestuar në vetëm tri ditët e fundit, duke përfshirë këtu vetëm kalimtar rasti dhe gjithashtu edhe të mitur”, ka thënë Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.