Vdiq Fidel Castro, lideri gjysmëshekullor i Kubës

Vdiq Fidel Castro, lideri gjysmëshekullor i Kubës

Fidel Castro, ish-president i Kubës dhe udhëheqës I revolucionit komunist, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga vëllai i tij, presidenti Raul Castro.

“Komandanti i revolucionit kubanez ka ndërruar jetë në orë 22:29 në mbrëmje (03:29),” ka thënë ai.

Fidel Castro e ka udhëhequr Kubën për më rreth 50 vite derisa vëllai i tij Raul mori pushtetin, njofton BBC.

Përkrahësit e tij thonë se ai ia ka kthyer Kubën popullit, por ai poashtu akuzohet se ka shtypur opozitën./Insajderi.com