Vdes foshnja 9 muajshe nga Drenasi që ishte djegur me ujë të nxehtë

Vdes foshnja 9 muajshe nga Drenasi që ishte djegur me ujë të nxehtë

Sot ka ndërruar jetë voglushja nga Drenasi, e cila ditë më parë kishte pësuar djegie të shkallës së tretë.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e voglushes.

Vajza 9 muajshe kishte qëndruar për disa ditë në koma, teksa kërkohej ndihmë për shërimin e saj.

Babai i saj, ditë më parë ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë.