Vdes gazetari Nikolla Lena

Vdes gazetari Nikolla Lena

Ka vdekur gazetari Nikolla Lena në moshën 67-vjeçare, njofton Insajderi.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Lena u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe të Mjedisit.

Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit./Insajderi.com