Vdes Herbert Kretzmer; shkrimtari i mjuzikllit “Les Misérables”

Vdes Herbert Kretzmer; shkrimtari i mjuzikllit “Les Misérables”

Gazetari dhe tekstshkruesi Herbert Kretzmer, i njohur më së shumti për adaptimin e tij në gjuhën angleze të muzikalit “Les Misérables”, ka vdekur në moshën 95 vjeç.

Shkrimtari anglez i lindur në Afrikën e Jugut shkruajti edhe tekstin e këngës “Good Gracious Me” të vitit 1960, që u bë e famshme nga Peter Sellers dhe Sophia Loren.

Ai poashtu punoi me këngëtarin francez Charles Aznavour në hitin e tij të vitit 1974 “She”.

Gjatë një përkujtimi online, tekstshkruesi tjetër Sir Tim Rice e përshkroi atë si “një gjigant të llojit të tij”, duke shtuar: “RIP Herbie”.

Në punën e tij ditore si gazetar, Kretzmer u bë kritik i lartë i dramës në Daily Express dhe më vonë shkroi kritika televizive për Daily Mail.

Ai tha në një intervistë të vitit 2013 me The Guardian se ishte roli i tij në krijimin e teksteve angleze të Les Misérables kishte përcaktonte karrierën dhe jetën e tij./Insajderi.com

Burimi: BBC News