
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se dje në moshën 67 vjeçare, ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Dega në Podujevë, Sabit Çitaku.
Ish- gjyqtari Çitaku ka filluar punën si gjyqtar në vitin 1981 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë deri kur është larguar nga masat e dhunshme 1989. Ka filluar punën si gjyqtar në të njëjtën Gjykatë me dt. 01.01.2000. Në vitin 2010 ishte emëruar kryetar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Podujevë, ndërsa me dt. 01.01.2013 ishte caktuar gjyqtar përgjegjës i Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega Podujevë-Divizioni i Kundërvajtjes.
Ish- gjyqtari Sabit Çitaku ishte pensionuar 19 qershor 2016.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi në emër të saj, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës, i shpreh ngushëllime familjes Çitaku, kolegëve dhe miqëve të të ndjerit.