
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit të Gjilanit, Shukri Sylejmani, njofton Insajderi.
I ndjeri Sylejmani, njihet për kontributin e tij të dhënë për futbollin në qytetin e Gjilanit si dhe në futbollin kosovar në përgjithësi.
Telegrame ngushëllimi kanë dërguar të dy klubet nga qyteti i Gjilanit, Drita dhe Gjilani, duke shprehur dhimbje për këtë humbje.
Edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka dërguar ngushëllime për familjen, duke e çmuar jashtëzakonisht shumë kontributin e dhënë nga i ndjeri./Insajderi.com.