Vdes John Hume, fituesi i çmimit Nobel dhe njeriu që solli paqen në Irlandën e Veriut

Vdes John Hume, fituesi i çmimit Nobel dhe njeriu që solli paqen në Irlandën e Veriut

Fituesi i çmimit Nobel dhe politikani i njohur nga Irlanda Veriore, John Hume, ka vdekur në moshën 83 vjeçare, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ai ka vdekur në orët e hershme të së hënës, në Londonderry.

Një nga politikanët më të njohur në Irlandë për më shumë se 30 vjet, ai ishte njeriu kryesor që ndihmoi t’i vihej fund një herë e përgjithmonë konfliktit të njohur si “Telashet” – Konflikt etniko-nacionalist në Irlandën Veriore gjatë shekullit të kaluar (vitet 1968 – 1998), i njohur ndërkombëtarisht edhe si Konflikti i Irlandës Veriore, që ndryshe është përshkruar si “Lufta e Parregullt”, ose “Lufta e nivelit të ulët”.

Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate dhe të Punës, në vitin 1970, dhe e udhëhoqi partinë nga 1979 deri në vitin 2001.

Hume luajti një nga rolet kryesore në bisedimet për paqe që më pas çuan tek “Marrëveshje e të Premtes së Mirë” në vitin 1998.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që ishte kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e paqes, ka folur fjalë miradije për liderin e SDLP-së.

“John Hume ishte një titan politik, një vizionar që refuzoi të besojë që e ardhmja duhej të ishte e njëjtë si e kaluara”, tha Blair.

“Kontributi për paqe në Irlandën Veriore ishte epik dhe prandaj drejtësisht ai do të kujtohet për të”.

Për rolin e tij në marrëveshjen e paqes, vitin tjetër Hume u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe, bashkë me atëherë liderin e Partisë së Unioneve, David Trimble./Insajderi.com

Ulster Unionist leader David Trimble (left), U2 singer Bono, and SDLP leader John Hume on stage for the YES concert at the Waterfront Hall in Belfast in 1998

John Hume with his wife Pat after his election to the European Parliament in 1979