Vdes Kayla, ikona e ekipit anglez Crystal Palace

Vdes Kayla, ikona e ekipit anglez Crystal Palace

Shqiponja 28 vjeçare Kayla, që për vite të tëra është ikona e klubit anglez Crystal Palace, ka vdekur pas një sulmi në zemër konstatuan mjekët, shkruan mediet në Angli.

Sipas Sky Sports, shqiponja kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, madje tifozët e Crystal Palace mblodhën deri në 4 mijë funte për të ndihmuar në faturat veterinare në përpjekje për ta mbajtur të shëndoshë ikonën e klubit.

Kayla sa ishte mirë me shëndet, pothuajse në të gjitha ndeshjet që Crystal Palace i luante si vendës, ajo fluturonte nëpër stadium në start të ndeshjes, ndërsa u bë maskota zyrtare e klubit në vitin 2015-të.

 

/Insajderi.com/