Vdes kleriku i njohur i Kishës serbe, Artemije Radosavljeviq

Vdes kleriku i njohur i Kishës serbe, Artemije Radosavljeviq

Ish-peshkopi i njohur i Kishës ortodokse serbe, Artemije Radosavljeviq, raportohet se ka vdekur, njofton Insajderi.

Mediat serbe Tanjug, shkruan se ai ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirusit.

Artemije, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, ndërsa kishte shërbyer si peshkop në ish-dioqezën Rashka në Prizren nga 1991 deri në vitin 2010.

Ai ishte shkarkuar nga posti nën akuzat për keqmenaxhim financiar dhe shpërdorim posti./Insajderi.com