fbpx

Vdes kosovari 27 vjeçar, i burgosur në burgun e Dubravës

Vdes kosovari 27 vjeçar, i burgosur në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të burgut në Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë,  akuzohej për Veprën  Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion