Vdes kosovari në Zvicër, ishte prekur me koronavirus

Vdes kosovari në Zvicër, ishte prekur me koronavirus

Një person nga fshati Petrovë në komunën e Shtimës dje ka ndërruar jetë në Zvicër.

Ai ishte i prekur me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga komuna e Shtimes.

Ndyshe, mbrëmë edhe një rast i ri me koronavirus është shënuar në këtë komunë.

Sipas njoftimit Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19.

NJOFTIMI:

Shtime, 17 prill 2020 – Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19.

Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje.

Poashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqeta.

Ju lusim që të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja!/Insajderi.com