fbpx

Vdes kryebashkiaku i Gdanjskut

Pavel Adamovic, kryebashkiaku i qytetit polak Gdanjsk, ka vdekur pasi të dielën ishte therë me thikë derisa qëndronte në skenë gjatë një tubimi të bamirësisë.

Vdes kryebashkiaku i Gdanjskut

Këtë e ka kumtuar ministri polak i shëndetësisë Lukas Sumovski.

“Nuk mundëm ta shpëtojmë”, ka thënë Sumovski për medie lokale, transmeton Reuters duke u thirrur në televizionin TVN.

Kryebashkiaku i qytetit Gdanjsk në Poloni Pavel Adamovic, i cili ishte therë mbrëmë me thikë në zonën e zemrës dhe barkut derisa qëndronte në skenë, ishte në gjendje kritike pas operacionit i cili zgjatë pesë orë, ndërsa në Gdanjsk u organizua mbledhje të gjakut për të.

Një prej kirurgëve ka thënë se Adamovic kishte “plagë kritike në zonën e zemrës, diafragmës dhe organeve të brendshme”.

Peshkopi i Gdanjskut, i cili ishte në spital gjatë operacionit të kryebashkiakut, ka thënë se po lutet për “çudi”./Insajderi.com.