Vdes mësuesja që u martua me nxënësin që fillimisht e dhunoi

Vdes mësuesja që u martua me nxënësin që fillimisht e dhunoi

Një ish mësuese nga shteti i Washington-it që kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj dhe për çfarë u dërgua në burg, ka vdekur nga kanceri në moshën 58 vjeçare, shkruan BBC, njofton Insajeri.

Mary Kay Letourneau ishte dënuar me dhunim të të miturit të shkallës së dytë, në vitin 1997 dhe kishte mbetur shtatzënë dy herë nga Vili Fualaau, kur ai kishte 12 vjeçar dhe 13 vjeçar.

Vajzën e dytë e lindi në burg në vitin 1998.

Pasi kishte përfunduar kohën e saj në burg, ajo ishte martuar me djalin që ligji tha se e dhunoi në vitin 2005.

Ata u ndanë pas 12 vjetëve martesë.

Avokati i zonjës Letourneau njoftoi se ajo ka vdekur në shtëpi të saj e rrethuar me fëmijët dhe zotëri Fualaau.

Letourneau ishte e martuar dhe nënë e katër fëmijëve kur kishte filluar të kishte marrëdhënie seksuale me një nxënës të saj të klasës së gjashtë.

Fillimisht ajo ishte dërguar në burg vetëm disa muaj, pastaj u lirua me kusht, por u zu prapë duke bërë seks me tinejxherin.

Kjo e dërgojë në burg edhe për shtatë vjet të tjera.

Dy vajzat e saj, bashkë me dashnorin-fëmijë u rritën nga familja e Fualaau./Insajderi.com