Vdes në moshë të re asistentja e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Vdes në moshë të re asistentja e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka njoftuar se ka ndërruar jetë asistentja e këtij fakulteti, Qëndresa Bresa, njofton Insajderi.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanika ka ngushëlluar familjen e të ndjerës.

“Njoftim mortor! Ka ndërruar jetë asistentja Qëndresa Bresa. Qëndresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë, gjithashtu edhe si asistente. Do të kujtojmë gjithmonë.  Ngushëllime për familjen, kolegët dhe shoqërinë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje tjera rreth vdekjes së Qëndresa Bresa./Insajderi.com