Vdes në moshën 78-vjeçare poeti Derek Mahon

Vdes në moshën 78-vjeçare poeti Derek Mahon

Poeti i lindur në Belfast, Derek Mahon ka vdekur në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

Shkrimtar me famë ndërkombëtare, Mahon lindi në Belfast dhe filloi të shkruajë poezi gjatë ditëve të shkollës në RBAI, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Duke njoftuar vdekjen e tij botuesi i Mahon, Gallery Press e quajti atë një “poet mjeshtër” dhe një “artist të pastër”.

Poetry Ireland tha se “ndikimi i tij në komunitetin irlandez të poezisë, botën letrare dhe shoqërinë në përgjithësi, dhe trashëgimia e tij, është e madhe”.

Në fillim të pandemisë së koronavirusit në Mars, RTÉ përfundoi buletinin e tyre të lajmeve në mbrëmje me Mahon duke lexuar poezinë e tij ikonike ‘Gjithçka do të jetë mirë’.

Kjo poezi ishte një rikujtim që Derek Mahon është një figurë qëndrore në kulturën irlandeze./Insajderi.com