Vdes në QKUK 40-vjeçari që ra nga lartësia

Vdes në QKUK 40-vjeçari që ra nga lartësia

Një person ka vdekur të enjten rreth orës 16:00 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Viktima është i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 40-vjeçare.

Ai ishte rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash derisa ishte duke rregulluar ndriçimin e një skene teatrale.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeçar, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash”.

“Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore  dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tuje, ajo njoftoi se policia është duke e hetuar rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Rreth orës 16:00 nga QKUK jemi njoftuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, deklaroi Ahmeti./Insajderi.com