Vdes në QKUK personi që u aksidentua para dy ditëve në Zabel të Ulët

Vdes në QKUK personi që u aksidentua para dy ditëve në Zabel të Ulët

Ka vdekur njëri nga të lënduarit e aksidentit të trafikut që ishte shkaktuar të shtunën në rrugën Drenas-Komoran, më saktësisht në fshatin Zabel i ulët, njofton Insajderi.

Viktima është Xh.Xh., 71 vjeçar dhe ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 11:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se Xh.Xh. mashkull 72 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Aksidenti kishte ndodhur mes dy automjeteve, me datën 20.02.202, rreth orës 07:00.

Përveç të ndjerit, i lënduar nga ky aksident ka mbetur edhe një person tjetër.

“Me datën 20.02.202, rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, thuhej në raportin e policisë të së shtunës./Insajderi.com