Vdes në QKUK një i paraburgosur i dyshuar për vrasje të rëndë

Vdes në QKUK një i paraburgosur i dyshuar për vrasje të rëndë

Një person i cili ishte i paraburgosur, ka vdekur sot në Qendrën e Emergjencës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, rreth orës 16:00, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e të paraburgosurit me incialet B.Ç, 62-vjeçar, e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se viktima rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit në Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes. /Insajderi.com