
Një 33-vjeçare u gjet e pajetë mbrëmjen e së shtunës në apartamentin e saj në Gloucester, të Britanisë së Madhe. Oficerët e policisë u njoftuan për ngjarjen rreth orës 01:50.
Sipas mediave vendase, vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, megjithatë autoritetet thonë se ajo nuk është dyshuese dhe se do të kenë një përgjigje për shkakun pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë fqinjët e përshkruajtën 33-vjeçaren si një njeri të mrekullueshëm dhe u shprehën të tronditur nga humbja e saj.“Ndihmonte këdo, këdo që gjendej në vështirësi. Ishte kaq inteligjente, ishte një vajzë flori” tha një fqinj i saj./