fbpx

Vdes në vendin e punës një kosovar në Gjermani

Vdes në vendin e punës një kosovar në Gjermani

Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës, ka vdekur pas një incidenti në vendin e tij të punës. Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një kran, në momentin kur krani është rrëzuar.

Përveç Rexhepit, i vdekur ka mbetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Nga të tretë, vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe  nga familjarë të ngushtë.

Ndërkohë, qytetarë të Mitrovicë kanë nisur të shprehin ngushëllime në faqet sociale të këtij qyteti.

Ndryshe, Rexhepi nuk është njeriu i parë që humb jetën duke punuar jashtë vendit. Kështu ka ngjarë edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin dalë nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës.