Nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, ka vdekur në mëngjesin e sotëm, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
“Lajm i trishtë që në mëngjes, Enver Maliqi, nënkryetar i qytetit të Shkupit, bëmirës, shok i të gjithëve, paska ndëruar jetë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për miqtë e tij të shumtë.
Do të mbahet mend emri dhe vepra e tij e mungesa e tij do të ndjehet shumë nga të gjithë ne. Pusho i qetë Xhaxh!”, ka shkruar Grubi në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com