Një person nga Strellci i Epërm i Deçanit, ka vdekur si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Aleancës për Armëri të Kosovës, Rasim Selmanaj, i cili kishte lidhje familjare me të ndjerin.
Selmanaj me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes një postimi në Facebook.
“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj! Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj. /Insajderi.com
Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!
E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!
Prehu në paqe nipash!
RSPosted by Rasim Selmanaj on Tuesday, August 25, 2020