Vdes nga COVID-19, radiologu shqiptar

Vdes nga COVID-19, radiologu shqiptar

Radiologu shqiptar, Hyqmet Musa, ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kardiologu i njohur, Drini Bardhi, me anë të një postimi në Facebook.

Në këtë postim Bardhi u shprehu ngushëllime familjarëve të doktorit tashmë të ndjerë.

“Të qoftë dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hyqmet MUSTA. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë që po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh! Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, ka shkruar Bardhi. /Insajderi.com