Zyrtari i komunës së Gjakovës, Rifat Vula, është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Kuvendi Komunal i Gjakovës.
“Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula”, thuhet në njoftim.
“Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve”, shton Kuvendi Komunal. /Insajderi.com