Vdes nga kafshimi i një “shumëkëmbëshi” boksieri i njohur në Tailandë

Vdes nga kafshimi i një “shumëkëmbëshi” boksieri i njohur në Tailandë

Një ish-boksieri kampioni në Tailandë ka vdekur pas kafshimit nga një shumëkëmbësh helmues, ka bwrw tw ditur vjaza e tij, njofton Insajderi.

Vdekjes sw 52 vjeçarit, i ka ndihmuar edhe diabeti, me tw cilin po pwrballej ish-boksieri.

Vajza e tij Jiraporn Moonkaset tha se i ati u kafshua në këmbën e majtë por nuk kërkoi trajtim mjekësor për plagën derisa u sëmur rëndë. Gjendja e tij u shoqërua me ethe dhe çorientim derisa përfundoi në koma.

Gjendja e Dokmaipa besohet se u komplikua nga diabeti, derisa vdiq në spitalin e Kalasin nga infektimi i rëndë i gjakut, tha drejtori Pramuan Thaingamsilp.

Dokmaipa kishte qenë boksier i stilit tradicional Muai Tai që kur ishte nëntë vjeç dhe kishte fituar kampionate të shumta, duke marrë pseudonimin “Putra e fuqishme e jugut”./Insajderi.com.