Vdes nga koronavirusi 15-vjeçari nga tribuja e largët amazoniane

Vdes nga koronavirusi 15-vjeçari nga tribuja e largët amazoniane

Një anëtar i një tribuje të largët në Amazonë ka vdekur për shkak të koronavirusit, duke alarmuar komunitetet indigjene të Brazilit.

15-vjeçari i tribusë Yanomami ishte shtruar në një spital të shtetit Roraima që nga 3 prilli, sipas qeverisë braziliane. Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi të premten se adoleshenti ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Ky person është viktima e parë mes komuniteteve indigjene që vdes nga koronavirusi.

Ai ishte larguar nga shtëpia e tij rreth një vit më parë për të vazhduar shkollën në një fshat tjetër.

Tribuja Yanomami mendohet se është më e madhja në Brazil dhe përfshin rreth 200 fshatra të shtrira në 2,3 milionë hektarë.