Vdes një 28 vjeçar nga Coronavirusi në Shqipëri

Vdes një 28 vjeçar nga Coronavirusi në Shqipëri

Një 28 vjeçar nga Shkodra është viktima e radhës nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Ky i vdekur i cili nuk arriti të fitojë betejën kundër pandemisë Covid-19, është viktima më e re në moshë në këtë qytet të Shqipërisë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Shkodrës, meqë ai punonte si elektricist.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/