Vdes një 35 vjeçar në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë.

Vdes një 35 vjeçar në vendin e punës

Në Mitrovicë ka vdekur një 35 vjeçar në vendin e punës, gjatë pasdites së të martës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku më pas 35 vjeçari ishte dërguar me urgjencë në QKUK, por i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda trupore.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është në hetim.  /Insajderi.com/