Vdes një 60 vjeçar nga Peja si pasojë e COVID-19

Vdes një 60 vjeçar nga Peja si pasojë e COVID-19

Një 60 vjeçar nga Peja ka ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit.

Personi ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë ditës.

Për Insajderi.com, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, konfirmoi se një qytetar ka vdekur nga COVID-19.

“Po ka ndërruar jetë në QKUK një qytetar i Pejës i cili ka qenë 60 vjeçar”, tha ai.

Deri në raportimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë kanë humbur jetë 425 persona. /Insajderi.com/