Vdes një 64-vjeçar nga coronavirusi në Kamenicë

Vdes një 64-vjeçar nga coronavirusi në Kamenicë

Edhe një viktimë nga coronavirusi është shënuar gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Pas njoftimit se një grua nga Drenasi ka vdekur sot, edhe një 64 vjeçar nga Kamenica i infektuar me Covid-19, nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij infeksioni.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se kjo është vdekja e parë nga Covid-19 në këtë komunë.

“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve”, ka shkruar Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska, distancën dhe të dezinfektojnë duart vazhdimisht.

“Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati. /Insajderi.com/covi