Vdes një 74 vjeçare nga COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive ka njoftuar se një 74 vjeçare ka vdekur nga COVID-19 duke e dërguar numrin e vdekejeve me COVID-19 në 34 të vdekur.

Vdes një 74 vjeçare nga COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka ndrruar jetë një grua 74 vjeçare e infektuar nga COVID-19.

Të hënën u raportuan 129 persona pozitiv me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duke shënuar numrin më të madh të të infektuarëve që nga shfaqja e pandemisë në muajin Mars.

74 vjeçarja bëhet viktima e 34 në Kosovë që humbë betejën me COVID-19  duke pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Klinika Infektive ka raportuar poashtu se 53 pacientë janë hospitalizuar në këtë klinikë, të cilët janë të infektuar nga koronavirusi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është mbi 600. /Insajderi/