Numri i të vdekurve në Kosovë tashmë shkon në 33. Të gjithë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. e lindur në vitin 1944 nga komuna e Prizrenit, njofton Insajderi.
Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.